Helles (Bionde)

birra bjonde
“Hell” është fjala gjermanisht “E çelët”, ngjyra e artë karakteristikë e kësaj birre me 4,7-5,4% alkol i jep dhe emrin. Është lloji i birrës që personifikon traditën e birrave bjonde. Një birrë me fermentim të poshtëm, që ndjek recetën e nisur më 1842 në Pils, ish-Austri. Me shije të butë dhe të këndshme, kjo birrë me ngjyrë të çelët e me shije të pastër dhe aromatike përgatitet me metodën e zjerjes me dy faza – një birrë për të rriturit e të gjitha moshave.

 

Wiener Märzen (E kuqe)

birra e kuqe
Kjo birrë me fermentim të poshtëm u krijua fillimisht më 1841 dhe filloi kështu dhe rrugëtimin e saj të sukseshëm në botë. Birra ka një nuancë të kuqe, ambër, zihet me metodën me dekoktim që nxjerr më në pah aromat dhe shijet e maltos dhe që është kthyer në një standart të matjes së birrave kudo. Duke vazhduar me traditën e 1841, birra zihet për myshterinjtë tanë duke përdorur metodën e zjerjes me dy faza. Ka ngjyrë ambër dhe 5-6,2% alkol.

 

WeizenBier/WeissBier (E turbullt)

birra e turbullt
Cilësia e kësaj birre Bavareze me fermentim të lartë, është specialitet unik i Austrisë. Normalisht weizenbier përgatitet me një proçes të shkurtër fermentimi, por në këtë rast është mbajtur tradita dhe është vazhduar me proçesin e vjetër të zjerjes. Weizen do të thotë grurë dhe Weissbier do të thotë “birrë e bardhë” në Gjermanisht. Emri vjen nga nuanca e artë - e bardhë që vjen nga gruri me të cilën birra përgatitet. Birra ka një shije karakteristike, ndërthurrje e shijes së veçantë të majasë së birrës e tipit ale dhe e grurit. Permban 5,5-6,5% alkol

 

 

go back to the top