Reinheitsgebot (Ligji puritetit)

Në 23 Prill 1516 në Ingolstadt të Bavarisë u vu ligji për birrën, i cili lejonte si përbërës të vetëm në prodhimin e birrës: ujin, elbin dhe kulprën. Ligji në atë kohë ishte një masë për të ndaluar përdorimin e grurit për birrë (përdorim që shpesh shkaktonte krizë buke, meqë i gjithë gruri zihej në birrë). Megjithë ligjin, kërkesa për birrë gruri ngelej e lartë, kështu që ligji u modifikua më vonë duke lejuar përdorimin e birrës së grurit vetëm nga shtresat e larta aristokrate dhe klerike. Me kohë ligji u përhap dhe u kthye në vazhdim si simbol i traditës së prodhimit të birrës të vërtetë, të pastër nga çdo aditiv tjerër.

Me teknologjinë SALM nga Vjena, Brauhaus ju sjell birra të freskëta e të përgatitura duke ndjekur traditën e vjetër Bavareze dhe Austro-Hungareze. Birrat janë të pafiltruara dhe jo të pasterizuara, duke lejuar që majaja e birrës të vazhdojë të qëndrojë në birrë edhe në gotë e duke i dhënë të gjithë shijen dhe aromën e vërtëtë të birrës.

 

brewery

 

 

go back to the top